Ish- deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho, ka folur në lidhje me situatën në Polici, mënyrën se si trajtohen policët nga shteti dhe problematikat e vetë policisë.
Ai ka zbuluar një detaj në një nga makinat e policisë ku ka pasur akses. Braho tregon se në makinë ka ndjerë aromë kanabisi dhe kur ka pyetur oficerët e policisë se çfarë ishte kjo aromë, policët janë shprehur se kanë përdorur lëndë narkotike.
“Deri tani kemi folur mirë për trajtimin e policisë po nuk kemi folur problemet që ka venë policia. Ka mes tyre të korruptuar. Kam hyrë një ditë në një makinë policie, vinte era drogë. I thash ç’bëni mo çuna. Pimë ndonjëherë tha. Mos u çudit sepse këto punë i nxori testi që u bë në polici dhe u ndërpre se do të hapte një plagë të madhe.
Jam i sigurt që ka plot nga këta që kanë bërë këtë shkollë kur bien në kontakt me drogaxhit i kërkojnë një cigare ose i kërcënojë se do t’i raportojnë. Apo i kërkojnë para e nisin problematikat”, është shprehur Braho në News24.