E konfirmon Policia: Gjendet i vdekur 26-vjeçari i denoncuar i zhdukur nga babai i tij (FOTO+EMRI)

16 June 2022, 17:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E konfirmon Policia: Gjendet i vdekur 26-vjeçari i denoncuar i zhdukur
Martin Çeço

Policia e Korçës ka konfirmuar se trupi i pajetë i gjetur ditën e sotme në rezervuarin e fshatit Kolanec të Maliqit, i përket 26-vjeçarit, të denoncuar si i zhdukur nga prindërit e tij.

Viktima është shtetasi Martin Çeço, banues në Kolanec. Ditën e djeshme, babai i 26-vjeçarit denoncoi në Polici se kishte humbur kontaktet me të birin.

Policia njofton se trupi i pajetë është transportua në morgun e spitalit të Korçë, ku do të pritet përgjigjja e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Ende nuk dihet rrethanat e ngjarjes, nëse 26-vjeçari i ka dhënë vetë fund jetës, apo është mbytur nga dikush tjetër. Sipas banorëve të zonës, Martin Çeço, njihej në komunitet si një djalë i qetë dhe jo problematik.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Video