Vdes 68-vjeçari nga Divjaka/ I vendosi flakën barit në tokën e tij, por digjet edhe vetë

16 June 2022, 13:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vdes 68-vjeçari nga Divjaka/ I vendosi flakën barit në

Një 68 vjeçar ka ndërruar jetë pasi u përpi nga flakët teksa po digjte barërat në tokën e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:55 të ditës së sotme.

"Rreth orës 11:55, në fshatin Goriçaj, Divjakë, shtetasi M. N., 68 vjeç, dyshohet se duke djegur barërat në tokën e tij, për shkak të përhapjes së flakëve është djegur vetë dhe për pasojë ka ndërruar jetë", njofton policia. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video