Ish-deputeti Halit Valteri ka reaguar sërish ndaj lobimeve të presidentit aktual Ilir Meta, për të cilat ka depozituar dy kallëzim penale në SPAK, ku përveç Metës, akuzon dhe shumë zyrtarë të tjerë të LSI-së.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Valteri ka publikuar deklaratat e Metës se LSI ka paguar për lobime vetëm 15 mijë dollarë dhe se kjo është transparente, ndërsa shton më tej se ai nuk paguan as edhe një cent për lobime apo foto.
Por, nga dokumentet e publikuara nga Valteri, të cilat janë pjesë e videos, duket se ky është një mashtrim i Metës, pasi faktet tregojnë të kundërtën e asaj që ai thotë.
"Ja si mashtron Ilir Meta për pagesat për lobime. Me qetësi me dashuri, qindra mijëra euro të paguara në rrugë jo zyrtare." shkruan Valteri krahas videos.