Një automjet është përfshirë nga flakët pasiten e kësaj të enjteje në autostradën Durrës-Tiranë dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Drejtuesi i mjetit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën
"Me datë 16.06.2022, në autostradën Durrës-Tiranë, ka marrë flakë në lëvizje e sipër mjeti me drejtues shtetasin B. K. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën." thuhte në njoftimin e Policisë.
Siç mund ta shihni dhe në pamjet e mëposhtme automjeti ka marrë i gjithi flakë dhe është djegur pjesërisht.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
View this post on Instagram