Një shqiptar ka humbur jetën këtë të enjte në Hamburg të Gjermanisë, pas një sherri me thika me një maqedonas, konflikt i regjistruar të mërkurën.
Mësohet se viktima është i moshës 24-vjeç, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije, ndërsa autori 36-vjeç. Shqiptari dhe maqedonasi njiheshin me njëri-tjetrin dhe mësohet se janë përleshur edhe më parë.
Të dy kanë përdorur thikat gjatë sherrit. Ndërsa 24-vjeçari ka pësuar dëmtime të rrezikshme për jetën, 36-vjeçari ka pësuar një prerje në kokë.
Ekipet e shpëtimit kanë luftuar për jetën e 24-vjeçarit në vendngjarje, e kanë "rikthyer në jetë" dhe e kanë dërguar në spital. Por as një operacion emergjent nuk mundi ta shpëtonte shqiptarin. Ai ndërroi jetë mbrëmjen e sotme nga plagët e rënda me thikë në pjesën e sipërme të trupit.
Në një kontroll u arrestuan fillimisht dy burra të moshës 45 dhe 59 vjeç, të dyshuar si të përfshirë në ngjarje por më pas u liruan.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij konflikti që coi në vrasjen e shqiptarit, ndërsa policia dhe prokuroria po hetojnë rastin.
Më poshtë, pamjet e rënda nga vendi i ngjarjes: