Bashkia e Fierit nis e para: Do ketë kufizime të furnizimit me ujë për të kursyer energjinë

18 March 2022, 14:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Bashkia e Fierit nis e para: Do ketë kufizime të furnizimit me

Bashkia e Fieit duket se do të nis e para të planin e kursimit të energjisë elektrike dhe këtë do e fillojë nga kufizimi i furnizimit me ujë.

Në faqen e saj zyrtare në facebook, Bashkia e Fierit njofton se për të kursyer energjinë dhe për të mos rritur çmimin e ujit, Ujësjellës Kanlizime Fier do të vendos kufizim në furnizimin me ujë.

Sipas bashkisë Fier ky është një plan i mirëmenduar.

"Jemi duke përjetuar një situatë të vështirë energjetike, e cila ka përfshirë të gjithë rajonin. Kjo situatë na prek të gjithëve. Secili prej nesh duhet të limitojë konsumin e energjisë në punë e familje, pasi çdo kë i kursyer vlen në këtë kohë.

Për ketë arsye edhe Ujësjellës Kanalizime Fier, në bazë të një plani të mirëmenduar dhe të mirëstudiuar, për të kursyer energji, por edhe për të mos rritur çmimin e ujit si efekt të krizës energjitike do të nisë aplikimin e kufizimit e furnizimit me ujë deri në përmirësimin e situatës. Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj, gjithashtu edhe që kjo situatë të kalojë sa më shpejt", shkruhet në njoftimin e bashkisë.

 

Bashkia e Fierit nis e para: Do ketë kufizime të furnizimit me

 


Video