Po priste dru në pyll, humb jetën 50-vjeçari në Bulqizë e zuri pema poshtë

18 March 2022, 10:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Po priste dru në pyll, humb jetën 50-vjeçari në
Humb jetën 50-vjeçari në Bulqizë e zuri pema poshtë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e djeshme në Dibër, ku ka humbur jetën aksidentalisht një 50-vjeçar duke prerë dru. Viktima është Rruzhdi Tasha nga fshati Bllac, Bulqizë.

Sipas informacioneve paraprake viktima ishte duke prerë dru me motorrsharr, kur nga pakujdesia pema e cila po priste e zuri poshtë, e për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Materialet iu  referuan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për ngjarje aksidentale.


Video