Gazsjellësi TAP nis furnizimin, Meta: Ky projekt rrit pavarësinë e Europës nga gazi rus

17 March 2022, 17:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gazsjellësi TAP nis furnizimin, Meta: Ky projekt rrit pavarësinë

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur fillimin e furnizimit me gaz natyror të Europës Perëndimore përmes gazsjellësit TAP.

Meta thotë se TAP është investimi i huaj më i rëndësishëm strategjik në Shqipëri si fryt i bashkëpunimit të suksesshëm dhe strategjik ndërmjet Shqipërisë, partnerëve europianë dhe SHBA-ve me Qeverinë e Azerbajxhanit.

“Përveç ndikimit të jashtëzakonshëm të këtij investimi madhor në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, veçanërisht në zonat e kalimit të gazsjellësit, ky projekt rriti ndjeshëm pavarësinë e Europës nga gazi rus. Projekti TAP e përfshiu Shqipërinë në hartën e infrastrukturës energjetike strategjike europiane, veçanërisht e rëndësishme në këtë periudhë sfiduese ndaj arkitekturës së sigurisë europiane dhe euroatlantike”, shkruan Meta në Facebook.

 

 


Video