
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, u shpreh këtë të enjte në emisionin “Opinion” se qeveria nuk ka parashikuar një pezullim të përkohshëm të asnjë takse të naftës.
Ajo tha se është parashikuar një reduktim i konsumit të naftës duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares se pse është parashikuar që qeveria të arkëtojë 3 mld Lekë më pak nga taksat kombëtare.
Gazetarja: Kemi parë që të ardhurat që pret të arkëtojë qeveria nga taksat kombëtare janë 3 mld lekë më pak. E keni planifikuar një pezullim të përkohshëm të taksës së qarkullimit të naftës? Pse është rishikuar me ulje arkëtimi?
Delina Ibrahimaj: Nuk kemi parashikuar një pezullim të përkohshëm të asnjë takse të naftës, por kemi parashikuar një reduktim të konsumit të naftës.