Avioni drejt Tiranës i tejmbushur, vazhdojnë skandalet me Wizz Air: U desh ndërhyrja e policisë në aeroport

10 July 2022, 14:36Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Avioni drejt Tiranës i tejmbushur, vazhdojnë skandalet me Wizz Air: U
Wizz Air

Në Aerportin e Friedrichshafenit në Gjermani, të premten ka pasur trazira gjatë procesit të imbarkimit të pasagjerëve të shoqërisë së fluturimit, Wizz Air.

Në aeroport madje u desh ndërhyrja e policisë gjermane për të qetësuar pasagjerët e zemëruar. Për shkak të transferimeve të brendshme të prenotimit me Wizzair, 39 pasagjerë nuk mund të udhëtonin dot, për shkak se avioni ishte i tejmbushur. Kjo shkaktoi zemërim, britma dhe shumë pasagjerë refuzuan të largoheshin nga salla e pritjes.

Sipas të dhënave të fundit të policisë për këtë avion kishte 209 prenotime, ndërkohë që në dispozicion ishin 186 vende.

Oficerët e policisë dhe doganës u desh të qetësonin masën e pasagjerëve të zemëruar. Një avion rezervë për pasagjerët e mbetur nuk pati. Qytetarë, të cilët kishin kryer një udhëtim disa orë për të ardhur në këtë aeroport duhet të linin sërish aeroportin./DW

 



Video