Partia Socialiste zgjodhi një javë më parë kryetarët e degëve lokale.
Procesi u bë me propozim nga baza dhe miratim nga Kryesia.
Me përjashtim të Tiranës që u caktua Erion Veliaj, të gjitha degët e tjera do të drejtohen nga personazhe anonime.
Emrat e rinj kryesisht janë caktuar nga drejtuesit politikë të Qarkut.
Rasti më tipik i kësaj është zgjedhja e kryetarit të Lushnjes, ku Taulant Balla vendosi veton për të zgjedhur një të besuarin e tij, që në këtë rast ishte dhe baxhanaku i biznesmenit Edmond Bego.
Por rasti më atipik është ajo që ka ndodhur në Dibër.
Ndryshe nga qytetet e tjera, Dibra ka dy bashkëkryetarë, përkatësisht Alma Selami dhe Danjel Gjura.
Kjo ka ndodhur për shkak të një përplasje të fortë që zhvillohet në strukturat lokale të Partisë Socialiste në Dibër.
Drejtuese politike në Dibër, Edi Rama ka caktuar ministren Belinda Balluku, pas dështimit që pati ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.
Në Dibër ndodhet një grupim klientelist që drejtohet nga biznesmeni Ymer Lala.
Lala thuajse në të gjitha emërimet në administratë ka ndikim absolut duke vendosur personat që nuk janë të lidhur me Partinë Socialiste.
Caktimi i Ballukut në atë qark u vendos që të mënjanonte ndikimin e biznesmenit Lala.
Ministrja mbështetet nga një tjetër klan i fortë, që dhe pse nuk kanë lidhje me Dibrën, mendohet se do të dominonim ndaj Lalës.
Por deri më tani kjo gjë nuk ka ndodhur.
Balluku tentoi disa herë të shmangte Lalën. Pasi i bëri një seri tentativash për t’i larguar njerëz të tij nga drejtimi i administratës, por dhe i partisë, mes tyre u krijua një tension i madh.
Balluku dhe Lala patën një takim, ku biznesmeni i kërkoi që të dilte hapur nëse donte ta kishte në krah apo të dilnin ballë për ballë.
Në rrethe të ngushta, biznesmeni ka thënë që njerëzit e tij janë me influencë të Dibër dhe arrijnë ta dëmtojnë Partinë Socialiste.
Pasi disa përpjekjeve për të dominuar Balluku u dorëzua dhe pranoi aleancë me Lalën.
Në zgjedhjet për kryetar, PS zgjodhi një përfaqësues të Ballukut dhe një të Lalës.
Ky është një rast flagrant i dështimit të Partisë Socialiste si në nivel lokal dhe atë kombëtar.
Partia më e madhe në vend gjunjëzohet përpara një biznesmeni, i cili në fakt nuk ka asnjë lidhje me atë parti.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.