Hidhet nga pallati, i jep fund jetës gazetari Kastriot Myftaraj

7 July 2022, 13:36Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hidhet nga pallati, i jep fund jetës gazetari Kastriot Myftaraj
Kastriot Myftaraj

Vetëvritet gazetari Kastriot Myftaraj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në kryeqytet dhe është konfirmuar nga policia.

Policia në njoftimin paraprak bejne me dije se gazetari është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte në lagjen “Ali Demi”.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi K. M.,  60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video