A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus

Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit janë kryer 846 testime, nga të cilat 28 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.
Rastet e reja janë 10 në Tiranë, nga 3 qytetarë në Fier, Lushnje, nga 2 qytetarë në Elbasan, Divjakë, nga 1 qytetar në Shkodër, Lezhë, Mallakastër, Delvinë, Pogradec, Berat, Dimal, Kuçovë.
Janë 372 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 12 pacientë, nga të cilët 2 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 117 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,272 që nga fillimi i epidemisë.