Arrestohen katër ish-punonjës të IKMT-së në Sarandë, policia u kontrollon banesat

16 October 2023, 21:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestohen katër ish-punonjës të IKMT-së në
Foto ilustruese

Katër ish-punonjës të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit janë arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme në Sarandë.

Sipas informacioneve paraprake, policia ka zhvilluar edhe kontrolle në banesat e të arrestuarve, ndërsa mbetet ende e paqartë se për çfarë akuzohen.

Gjithashtu nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një aksion nga SPAK apo Prokuroria e Sarandës.

Kujtojmë se gjatë verës në Sarandë janë konstatuar disa herë tentativa për ndërtime pa leje.


Video