Samiti/ Mbërrin në Rinas Mistotakis, pritet nga ministri i Jashtëm. Mediat: Do kërkojë betimin e Belerit

16 October 2023, 10:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Samiti/ Mbërrin në Rinas Mistotakis, pritet nga ministri i
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis dhe Igli Hasani

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka mbërritur në aeroportin e Rinasit për të marr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit. 

Mitsotakis është pritur në aeroport nga ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani. MEPJ ka shpërndarë dhe një foto nga pritja që i është bërë kryeministrit grek.

“Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, mirëpret në Tiranë Kryeministrin e Republikës së Greqisë, Kyriakos Mitsotakis në kuadër të Samitit Procesit të Berlinit, që po zhvillohet për herë të parë në një vend të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftimin e MEPJ.

Kujtojmë se vizita e kryeministrit grek në Tiranë, vjen pas përplasjeve mes Athinës dhe Tiranës në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Përfaqësuesit më të rëndësishëm të Bashkimit Europian, si dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të marrin sot pjesë në këtë samit, i cili për herë të parë zhvillohet jashtë kufijve të BE-së dhe organizimi i është besuar qeverisë shqiptare.

Presidenti francez Emmanuel Macron shtyu pjesëmarrjen në samit për të mbërritur në Tiranë ditën e sotme, për shkak të sulmeve terroriste në Francë. Ndërkaq, burime bëjnë me dije se në takim do të mungojë kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, e cila do të përfaqësohet nga zv.kryeministri, Antonio Tajani.


Video