Vdes në hotel i moshuari në Korçë

16 October 2023, 09:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vdes në hotel i moshuari në Korçë
Foto ilustruese

Vdes në hotel një i moshuar në Korçë.

Mësohet se mëngjesin e sotëm, në spitalin e Korçës, ka humbur jetën shtetasi austriak V. S., 72 vjeç, i cili ishte dërguar në spital pasi ka shfaqur probleme kardiake, rreth orës 03:00, në hotelin ku ishte akomoduar.

Po punohet për përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes së 72-vjeçarit. Paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.


Video