Aksident në Ishull Lezhë, shoferja përplaset me murin, përmbyset makina

16 October 2023, 08:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në Ishull Lezhë, shoferja përplaset me murin,
Pamjet e aksidentit

Një aksident i frikshëm ndodhi mëngjesin e kësaj të hëne, në rrugën dytësore Lezhë-Rrile pranë Ishull-Lezhë.

Një automjet që drejtohej nga një grua u përplas me murin rrethues të një banese dhe me pas u përmbys.

Fatmirësisht drejtuesja e mjetit, mori lëndime te vogla, pa probleme për jetën.

Policia e cila mbërriti në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, nga i cili u bllokua dhe rruga për rreth 60 minuta.


Video