EMRAT/ Vinin baste sportive në lokalet e tyre, arrestohen të rinjtë në Durrës!

16 October 2023, 10:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

EMRAT/ Vinin baste sportive në lokalet e tyre, arrestohen të

Policia e Durrësit ka vënë në pranga shtetasit Klejvis Drevishi dhe Gentjan Domi, pasi u kapën në flagrancë, në lokalet e tyre, në Shijak dhe në fshatin Xhavzotaj, duke vënë baste sportive, me celularë.

Policia bën me dije se janë sekuestruar dhe 2 celularët që disponoheshin nga të rinjtë, që shërbenin për vënien e basteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak, si rezultat i kontrolleve të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të organizimit të lojërave të ndryshme të fatit, në kundërshtim me ligjin, kanë konstatuar 2 raste të tjera në këtë fushë.

Për këto raste janë vënë në pranga shtetasit G. D., 49 vjeç dhe K. D., 23 vjeç të dy banues në Shijak.

Këta shtetas u kapën në flagrancë, në lokalet e tyre, përkatësisht në Shijak dhe në fshatin Xhavzotaj, teksa vinin baste sportive, nëpërmjet celularëve”, thuhet në njoftimin e policisë.


Video