Sy në çdo çati / Masat ekstreme për ruajtjen e liderave të BE-së në Tiranë (Fotogaleri)

16 October 2023, 17:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sy në çdo çati / Masat ekstreme për ruajtjen e liderave
Masat për mbarëvajtjen e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë

Kancelari gjerman Olaf Schozl, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe liderat e Ballkanit Perëndimor u mblodhën sot në Tiranë në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit.

Nën masa të rrepta sigurie u zhvillua ky samit, teksa 2000 forca policie ishin angazhuar përreth zonës nga Piramida përgjatë gjithë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Garda dhe forcat e policisë janë pozicionuar gjithashtu në tarracat e ndërtesave të larta përreth Piramidës, ndërsa rrugët kanë qenë të bllokuara për këmbësorët dhe automjetet.

Përveç kësaj, liderat kanë patur edhe sigurinë e tyre personale.



Video