Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një tentativë grabitjeje ka ndodhur pas mesnate në Lezhë, ku ka mbetur i plagosur lehtë një i moshuar.
Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në banesën në fshatin Malecaj rreth orës 02:00 pas mesnate. Në shtëpi ka qenë kryefamiljari Nikoll Buja i cili i ka dëgjuar dhe është konfrontuar me ta.
Grabitësit e kanë qëlluar me sende të forta në kokë si dhe kanë shkrepur armën, por fatmirësisht plumbat nuk e kanë kapur të moshuarin.
Grabitësit u larguan me shpejtësi pa arritur të marrin asgjë në banesen e familjes Buja. Policia mbërriti në banesë pak minuta pasi u sinjalizua nga banorët, e tashmë ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e grabitësve.