
Pas disa ditësh kërkime, policia e Shkodrës ka ndaluar dy të rinj si të dyshuar për grabitjen e bankës në Koplik në datën 9 maj.
Dje, u bë e ditur se u ndaluan dy të rinj nga zona e Bajzës në Malësinë e Madhe.
Mësohet se të ndaluarit janë Klevis dhe Bekim Gurraj, dy vëllezër nga Bajza. Ndërkohë mësohet se Policia ka shoqëruar deri më tani rreth 15 persona për grabitjen.
Grabitja me armë ndodhi mesditën e 9 majit, ku hajdutët arritën të marrin në bankën e nivelit të dytë në Koplik 10.000 euro, 1000 dollar dhe rreth 400.000 leke ( te reja). Para këto të grabitura nga sportelet e bankës. Ndërkohë 2 grabitësit janë ende në arrati, megjithëse policia organizoi një operacion për ndjekjen e tyre edhe me helikopter. Autorëve ju desh vetëm 7 minuta që të kryenin veprimet e tyre.