Arrestimi i Ergys Agasit, reagon Berisha: A ishte dorëzim me kushte apo kurth i Ballukut?

26 August 2026, 21:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestimi i Ergys Agasit, reagon Berisha: A ishte dorëzim me kushte apo
Sali Berisha dhe arrestimi i Ergys Agasit

Arrestimin e Ergys Agasit e ka komentuar edhe kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha. Në një koment në rrjetet sociale, Berisha thotë se Agasi u arrestua afër vilës së tij, “në shoqërinë e ushtarit famëkeq të karteleve Uljan Shpataraku”.

Berisha thotë se ndonëse është një akt për t'u përshëndetur, arrestimi ngre një sërë pikëpyetjesh.

Së pari, sipas Berishës a ishte ky një arrestim i vërtetë apo një dorëzim me kushte?

“Kjo pyetje lind sepse ai çdo natë ka fjetur kryesisht aty në shtëpinë e tij (dhe sipas rastit në Manzë), e përsëri askush nuk kujtohej se ai ishte në kërkim”, pyet Berisha.

“Së dyti, a është ky një akt i Lubisë për të futur në qerthull jo vetëm Ramën (të cilin e ka), por edhe Lindën, patronazhisten e AKSHI-t (cherchez la femme e frengut)?”, ngre pyetjen Berisha.

“Ergys Agasi, si koordinator i plotfuqishëm i Edi Ramës, Padrinos së Shqipërisë me organizatat kriminale dhe kartelet shqiptare të drogës, si dhe me kontrollin e tij mbi ministritë, AKSHI-n, SHISH-in dhe policinë, është padyshim një nga mafiozët më të rrezikshëm jo vetëm në Shqipëri e rajon, por edhe më gjerë. Procesi i tij gjyqësor kërkon nevojë urgjente për monitorim ndërkombëtar”, e mbyll reagimin e tij kreu i PD-së.


Video