Me shapka dhe pranga në duar, Ergys Agasi duke hyrë tek Drejtoria e Policisë Tiranë (VIDEO)

26 August 2026, 21:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Me shapka dhe pranga në duar, Ergys Agasi duke hyrë tek Drejtoria e
Agasi duke hyrë tek Drejtoria e Policisë Tiranë

Këto janë pamjet nga momenti kur Ergys Agasi mbërrin në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

I rrethuar nga forca të shumta policie, me shapka dhe pranga në duar dhe i veshur me një t-shirt ngjyrë të bardhë dhe me pantallona të shkurtra, Agasi ngjit shkallët e komisariatit.

Në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës kanë mbërritur edhe agjentët e BKH-së, të cilët do të ekzekutojnë masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit.

Agasi u arrestua mbrëmjen e kësaj të mërkure pranë rrugës së Plepave në Durrës, ku ndodhej pasagjer në një automjet të drejtuar nga ish-efektivi Uljan Shpataraku, edhe ky i fundit i shpallur në kërkuar nga policia.

Agasi ishte në kërkim prej dhjetorit 2025, kur SPAK lëshoi urdhër-arrest ndaj tij në kuadër të hetimeve për dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Prokuroria e Posaçme e akuzon Agasin, së bashku me biznesmenin Ermal Beqiraj, për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal të dyshuar për manipulimin e tenderave të AKSHI-t, ndërsa hetimet përfshijnë edhe pretendime për përdorim të dhunës dhe pengmarrje.

Ndërkohë Uljan Shpataraku u shpall në kërkim në 6 gusht të këtij viti, pasi pas një debati në një lokal në Dhërmi kërcënoi me armë kamarierin dhe administratorin.


Video