Arben Ahmetaj rikthehet të flasë nga arratia: Audio-përgjime dhe...

26 August 2026, 20:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arben Ahmetaj rikthehet të flasë nga arratia: Audio-përgjime
Arben Ahmetaj dhe Çim Peka

Pas një periudhe prej gati nëntë muajsh në heshtje, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj pritet të rikthehet në një intervistë televizive nga arratia.

Gazetari Çim Peka ka njoftuar se intervista e radhës me Ahmetajn do të transmetohet më 7 shtator dhe se ajo, sipas tij, do të përmbajë edhe materiale të reja, përfshirë audiopërgjime dhe dokumente.

Peka e ka bërë njoftimin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shfaqet në një foto me ish-numrin dy të qeverisë.

“U kry. Bëhuni gati për dt 7 Shtator. Audio-përgjime, dokumenta, gjithçka!”, shkruan Peka në postimin e tij.

Intervista e fundit e Arben Ahmetajt ishte dhënë në muajin janar të këtij viti, ku ai foli ndër të tjera edhe për biznesmenin Ergys Agasi, i cili është arrestuar sot me urdhër të SPAK në Elbasan.

Ahmetaj ndodhet në kërkim nga SPAK që prej korrikut 2023. Ai është larguar nga Shqipëria dhe ndodhet në Zvicër, ku ka nisur edhe procedurat për kërkimin e azilit politik.

SPAK vendosur në sekuestro disa pasuri të Ahmetajt, mes tyre vila, apartamente dhe llogari bankare.


Video