Arrestimi i avokatit Ulian Barjami, Prokuroria e Elbasanit shpall moskompetencën: Jemi në konflikt interesi

21 October 2025, 12:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestimi i avokatit Ulian Barjami, Prokuroria e Elbasanit shpall
Ulian Barjami

Prokuroria e Elbasanit i delegon çështjen e avokatit Ulian Barjami prokurorisë së Tiranës.

Pas kryerjes së veprimeve të para proceduriale çështja i kalon Prokurorisë së Tiranës për shkak të konfliktit të interesit duke qenë se prokurori Gjergj Ceka është prokuror i Elbasanit.

Veprimet e mëtejshme në lidhje me debatin që ndodhi në sallën e gjyqit dhe kërcënimet apo moskërcënimet gjatë këtij debati, do t'i ndjekë Prokuroria e Tiranës.

 


Video