Pronari i "MONOPOL" i dha 50.000 euro për vrasjen e 22 vjeçarit, Apeli i Posaçëm lë pas hekurave Sabah Nuzin!

21 October 2025, 11:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pronari i "MONOPOL" i dha 50.000 euro për vrasjen e 22
Sabah Nuzi/ SPAK/ Klevis Lleshi

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO, për masën “arrest në burg” për Sabah Nuzin, i cili u arrestua në muajin shtator të këtij viti me urdhër të SPAK për vrasjen e Klevis Lleshit.

Arrestimi i tij u bë në kuadër të goditjes së një grupi kriminal, ku u zbardh edhe vrasja e Lleshit e ndodhur më 5 gusht 2020 në Burrel.

Vrasja dyshohet se është kryer kundrejt një pagese prej 50.000 eurosh.

Si drejtues i grupit të strukturuar kriminal dhe si porositës i vrasjes dyshohet të jetë shtetasi Aurelinjo Kalaveri alias Aurel Hoxha, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e vëllait të tij, Agim Hoxha në Mbretërinë e Bashkuar, në vitin 2012.


Video