Ndalimi i avokatit Ulian Bajrami, ILD nis verifikimin

21 October 2025, 11:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndalimi i avokatit Ulian Bajrami, ILD nis verifikimin
Ulian Bajrami

Inspektorë të ILD kane shkuar në Elbasan për të administruar praktikën dhe rrethanat proceduriale të ndalimit të avokatit.

Verifikimi ka për qëllim të evidentojë nëse janë respektuar të gjitha standardet ligjore dhe procedurat gjatë veprimit të autoriteteve.

Bajrami u lirua nga qelia pasditen e djeshme pasi u ndalua tre ditë më parë nga Oficerët e Policisë Gjyqësore pas një padie të ngritur nga prokurori Gjergji Nika, me pretendimin se ishte kërcënuar nga avokati gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën e Elbasanit.


Video