Në cilësinë e kryetarit të komanduar në Partinë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka bërë deklaratën e parë për gazetarët në lidhje me situatën në PD.
Pyetur nëse do të tërhiqen nga kushti për përjashtimet i parashikuar në deklaratën e përbashkët të lexuar pas mbledhjes së djeshme, ai u shpreh se ajo deklaratë u përket të gjithëve.
"Dita e sotme kujton për këdo, ata që votuan për lirinë dhe demokracinë, bashkimi te vlerat është zgjidhja. Respekti ndaj njëri tjetrit, bashkimi ndaj asaj që është e keqja e madhe, regjimit që është instaluar në Shqipëri.
Kjo është thirrja që sot më shumë sesa kurrë buron nga çdo demokrat, duhet ti shërbejmë të gjithë së bashku. Bashkimi bëhet ndër demokratët, që ndjejnë peshën e madhe, edhe të këtyre përplasjeve, do të kemi kohë… sot është një ditë feste.
Do të bisedojmë për të gjitha procedurat, bon sensi buron nga ato vlera që unë thashë. Deklarata e djeshme do të diskutohet, është diskutuar me deputetët,. Ajo deklaratë është gjithëpërfshirëse, do të ndiqen procedurat statutore. Nuk do të jetë e fundit kjo dalje e imja,"-Enkelejd Alibeaj.