Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Të tjera detaje dalin në lidhje me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në Maliq, Korçë ku mbeti i vdekur një person.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Drithas në aksin Korçë-Maliq, ku një mjet ka goditur dy persona që po udhëtonin me biçikleta në këtë rrugë.
Dy vëllezërit po udhëtonin nga Drithasi në drejtim të fshatit Libonik ku një mjet i ka goditur duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të njërit prej tyre.
Vëllai tjetër ka shpëtuar pa lëndime.