Aksident i rëndë në Maliq, makina përplas për vdekje këmbësorin

29 November 2022, 18:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident i rëndë në Maliq, makina përplas për vdekje
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Drithas në Maliq.

Një mjet ka përplasur për vdekje një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë menjëherë.

Mësohet se viktima është e seksit mashkull. Sakaq identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.


Video