Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus

Dosja e xhubletës pranohet në UNESCO. Këtë e bëri me dije Ministrja e Kulturës Elva Margariti që e cilëson lajm të jashtëzakonshëm për trashëgiminë kulturore si dhuratë në 110-vjetorin e Pavarësisë.
“Pas një pune të gjatë, plot përkushtim të një grupi të madh bashkëpunëtorësh, dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës u pranua në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s.
Xhubleta shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit!” – shkroi Margariti.