Aksidenti me vdekje në Berat, policia arreston shoferin që u largua nga vendi i ngjarjes (EMRI)

25 December 2022, 21:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksidenti me vdekje në Berat, policia arreston shoferin që u largua
Foto ilustruese

Policia e Beratit ka identifikuar dhe arrestuar drejtuesin e mjetit të aksidentit të djeshëm, ku u përplas për vdekje shtetasi I. Ç., 72 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

Në pranga është vënë shtetasi Bashkim Doksani, 50 vjeç, banues në fshatin Gajdë, Poshnje. Ai dje përplasi për vdekje të moshuarin dhe u largua nga vendi i ngjarjes. 50-vjeçari akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Aksidenti ndodhi ditën e djeshme në aksin rrugor “Berat-Ura e Kuçit”, në afërsi të fshatit Polizhan. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.


Video