Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Durrës.
Autoritet zyrtare bëjnë me dije se një automjet me drejtues shtetasin K. G., 24 vjeç, ka përplasur këmbësoren ende të paidentifikuar rreth 35 vjeçe.
Fatkeqësisht, këmbësorja nuk i ka mbijetuar dot goditjes së marrë duke ndërruar jetë në vend. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, në rrugën dytësore Plepa-Golem.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.