“5 birra dhe 100 euro”, si komunikonin me kode për kokainën grupi i Ergys Dashit (Emrat)

9 April 2022, 11:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“5 birra dhe 100 euro”, si komunikonin me kode për
Në foto: Shqiptari Ergys Dashi i cili mbeti viktimë pas një atentati në Ekuador

Policia italiane ka zbërthyer mënyrën se si funksiononte grupi i Ergys Dashit, i cili u vra pak muaj më parë në Ekuador duke faktuar transportin e kokainës nga Amerika Latine në Europë dhe më pas shpërndarjen në doza më të vogla.

Sipas dosjes hetimore, grupi përdorte portet e Holandës për të sjellë kokainën nga Amerika Latine dhe më pas e shpërndante nëpër Europë.

Prokuroria italiane thekson se organizatorët e grupit ishin Ergys dhe Edmond Dashi. Këta të fundit e kishin organizuar grupin në mënyrë kapilare duke lënë nga një përgjegjës për rajonet e Italisë si edhe në shtetet përreth.

VOXNews ka zbardhur emrat e 11 personave që kanë rënë në pranga nga policia italiane, të akuzuar si anëtarë të grupit kriminal që ishte drejtuar nga shqiptari Ergys Dashi i vrarë me dy plumba në kokë në Ekuador në janar të këtij viti.

Emrat e personave të arrestuar dhe shpallur në kërkim nga grupi i Ergys Dashit, ku shumica janë shqiptarë:

Astrit Bajraktari

Mariglen Haderi

Rako Plaku

Andi Prifti

Alfred Muçaj

Michael Marek Kowaclzyk

Marta Obara

Saverio Girgenti

Edmond Dashi

Stivi Filolli

Odisea Leka

Ismet Ceka

Rigels Yzeiraj

Alban Yzeiraj

Bedrana Ahmiç


Video