
Policia Kufitare e qytetit të Durrësit pasditen e sotme ka nxjerrë trupin e të riut i cili u fut në det për të shpëtuar dy fëmijë të mitur.
Blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se shtetasi Andri Kashiku, rreth 18 vjeç është nxjerrë i pajetë. Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme ku i riu u fut për të të nxjerrë nga ujërat e detit dy të mitur, por ndërkohë që i ka shpëtuar ata fatkeqësisht nuk ka mundur të dalë vetë.
Njoftimi i plotë:
Durrës/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak për shtetasin A. K., rreth 18 vjeç, që dyshohet se u fut në det, për të shpëtuar dy fëmijë të mitur, ju bëjmë me dije se:
Shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur dhe kanë nxjerrë nga uji, trupin e pajetë të shtetasit A. K.