Vlora Hyseni ankim në Apelin e GJKKO, kërkon heqjen e masës së sigurisë 'arrest në shtëpi'

29 September 2026, 14:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ka ankimuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, duke iu drejtuar Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Kërkesa kundër masës së sigurisë është depozituar sot nga avokati i Hysenit.

Hyseni kërkon në këtë mënyrë ndryshimin e masës së sigurisë të vendosur ndaj saj nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Ish-kreu i SHISH ka kërkuar heqje të menjëhershme të masës ‘arrest shtëpie’ sepse sipas avokatit të saj, nuk ekziston asnjë kusht ligjor.

Ish-drejtoresha e SHISH është nën hetim nga SPAK për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.


Video