Ish-ministri Beqaj shkon në GJKKO për dosjen e ‘SASPAC’ (VIDEO)

29 September 2026, 12:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ndërsa avokatët vijojnë bojkotin e tyre në përgjigje të rregullores censuruese të GJKKO, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur në Gjykatën e Posaçme për procesin e dosjes ‘SASPAC.’

Ai është nën masën e arrestit shtëpiak pas përfundimit të afateve të paraburgimit për dosje ende në hetim, gjë që çoi në vendimmarrje të gjykatës për lirimin e tij nga qelia.

SPAK e akuzon Beqajn për korrupsion pasiv, shkelje e barazisë në tendera, falsifikim dokumentesh, mashtrim me pasoja të rënda, mashtrim në bashkëpunim dhe mosdeklarim e fshehje pasurie.

Sipas prokurorisë, Beqaj në bashkëpunim me Ermal Kurtulajn, të cilin vetë e kishte emëruar, urdhëronte procedura fiktive prokurimi, me vlerë qindra mijëra euro, kompanive të ndryshme për shërbime të pakryera dhe përfitues fundor të ishte pikërisht vetë ish ministri përmes Restorant Gzona në Tiranë, që SPAK thotë se është në pronësi të tij.


Video