Aksion për kanabis në malet e Krujës, Policia dhe AMP kontrolle në Qafë-Shtamë. Dëgjohen të shtëna

29 September 2026, 12:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksion për kanabis në malet e Krujës, Policia dhe AMP kontrolle
Foto ilustruese

Policia e Durrësit po zhvillon një operacion në malet e Krujës, Qafshtamë, e më gjerë për kultivimin e kanabisit.

Në mbështetje të operacionit është edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Gjatë kontrolleve janë dëgjuar disa të shtëna, të cilat mund të jenë me çifte, por po verifikohen. Mësohet se fatmirësisht nga të shtënat nuk ka të lënduar.  

Pjesëmarrja e AMP në këtë operacion mund të jetë rrjedhojë e dyshimeve për dekonspirim.

Aksioni vijon për kanabis dhe burime bëjnë me dije se janë gjetur rrënjë dhe po asgjesohen. Kjo është dita e dytë e operacionit.


Video