Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus

Një person është plagosur me thikë në fshatin Sovjan të Maliqit dhe ka përfunduar në urgjencën e Spitalit të Korçës.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është përfshirë në një konflikt me një person tjetër, dyshohet për shkak të bagëtive. Gjatë konfliktit, ai dyshohet se është goditur me thikë.
Sipas burimeve në spital, i plagosuri ka marrë një plagë në pjesën e barkut dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se gjendja e tij është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia është nisur drejt vendit të ngjarjes për të zbardhur rrethanat e konfliktit dhe për të dokumentuar atë që ka ndodhur.