Video/ Policia shkon te xhamia e Et’hem Beut dhe i futen në “dru” protestuesve!

17 October 2026, 20:28Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Video/ Policia shkon te xhamia e Et’hem Beut dhe i futen në
Policia shkon te xhamia e Et’hem Beut

Situata pranë xhamisë “Et’hem Beu” ështe tensionuar jashtëzakonisht shuimë, ku pamjet tregojnë efektivë policie dhe persona civilë duke ushtruar dhunë ndaj qytetarëve. 

Disa prej tyre shihen të pajisur me dru dhe shkopinj gome, duke u përplasur me protestuesit, ndërsa të tjerë largohen nga frika dhe paniku.

Protesta ka nisur që në orët e para të mëngjesit, me studentët dhe gjimnazistët që vijojnë prej pesë ditësh mobilizimin e tyre.

Pavarësisht tensioneve dhe përplasjeve, ata nuk janë tërhequr nga kërkesa për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur dhe pse policia ka zbarkuar në hyrje të xhamisë për të ushtruar dhunë ndaj personave që gjendeshin të pranishëm aty.


Video