Video/ Policia nis arrestimin e studentëve në rrugët e Tiranës! (Protestuesin tentojnë ta shtypin)

17 October 2026, 20:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Video/ Policia nis arrestimin e studentëve në rrugët e
Policia

Pas shpërndarjes së turmës së protestuesve policia vijoi aksionin me ndjekjen e tyre ne rrugët e kryeqytetit.

Nga kryeministria u nisën autokolona me forca speciale me uniformë dhe pa uniformë në ndjekje të të rinjve.

Autokolona me makina dhe furgona u fut edhe në sheshin Skënderbej në ndjekje të turmës.

Siç shihet dhe nga pamjet, efektivët nuk kanë asnjë qëllim për neutralizimin e qytetarit, pasi pas dhunimit e braktisin në mes të rrugës.

Aty u kryen dhe disa arrestime me forcë të protestuesve që po tentonin të largoheshin me vrap.


Video