Bulevardi kthehet në arenë lufte, dy policë në flakë pas hedhjes së molotovit. Disa të tjerë plagosen me gurë

17 October 2026, 18:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Bulevardi kthehet në arenë lufte, dy policë në flakë

Incidente të rënda po shënohen gjatë ditës së sotme, në protestën e pestë kundër qeverisë.

Një pamje e frikshme u regjistrua gjatë përleshjeve mes efektivëve dhe protestuesve.

Protestuesit kanë hedhur molotovë mes policëve dhe dy efektivë të Shqiponjave në një moment morën flakë, por fatmirësisht u shua shpejt nga kolegët e tyre.

Bulevardi kthehet në arenë lufte, dy policë në flakë

Në një moment kur situata i ka dalë thuajse jashtë kontrollit, policia po tenton të përparojë, por duket se e ka shumë të vështirë dhe po has vështirësi të mëdha.

Bulevardi kthehet në arenë lufte, dy policë në flakë

Disa efektivë të tjerë u panë duke çaluar për shkak të goditjeve me gurë nga protestuesit. Një tjetër polic shihet i gjakosur. Në këtë sulm të protestuesve, kanë mbetur disa policë të plagosur.



Video