Video/ Përsëritet incidenti i "21 Janarit"? Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën!

17 October 2026, 16:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Video/ Përsëritet incidenti i "21 Janarit"? Protestuesit

Një episod i pazakontë po ndodh në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit kanë futut një automjet “Audi”.

Protestuesit e kanë sjellë përpara autobotëve të ujit duke e shtyrë, çka e ka steput policinë dhe i është dashur të tërhiqet me shpejtësi.

Nuk dihet se në pronësi të kujt është kjo makinë, teksa protestuesit e kanë shkatërruar dhe më pas i kanë vënë flakën.

Përplasjet kanë vijuar me hedhjen e gurëve në drejtim të efektivëve të policisë.

Në përgjigje, policia ka hedhur një sasi të madhe gazi lotsjellës, me qëllim shpërndarjen e turmës.



Video