“Plumbat gomë janë përdorur në mënyrë të kufizuar”, Hita: Përdorim vetëm pajisje që lejohen në vendet e BE-së

17 October 2026, 16:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Plumbat gomë janë përdorur në mënyrë
Skënder Hita

Drejtori i Policisë Skënder Hita mbajti një konferencë për mediat, duke bërë një bilanc për situatën nga protesta. Sipas tij, në rrjetet sociale janë bërë thirrje të dhunshme kundër punonjësve të policisë.

Shtoi se policia do të veprojë me forcën e ligjit. Një thirrje e kishte edhe për prindërit, duke iu thënë se duhet që të mos lejojnë fëmijët të marrin pjesë në akte dhune.

“Strukturat e policisë kanë kryer hetime në disa qytete. Janë arrestuar 176 shtetas dhe janë proceduar 388 të tjerë. Janë pezulluar edhe punonjës policie, për mosrespektim të parimit të proporcionalitetit. Asnjë punonjës policie nuk ka marrë urdhër që të tejkalojë kompetencat. Në rrjete sociale ka thirrje për dhunë ndaj policëve. Policia do të veprojë me forcën e ligjit. U bëj thirrje protestuesve që të ndalojnë veprimet e dhunshme dhe se ata nuk përfaqësojnë studentët. U bëj thirrje prindërve dhe familjarëve, që të mos lejojnë fëmijët, që të protestojnë në mënyrë të dhunshme. Policia do vazhdojë të zbatojë ligjin dhe të mbrojë pronën dhe jetën e qytetarëve”, tha Hita.  

I pyetur për plumbat e gomës, deklaroi se janë përdorur në mënyrë të kufizuar.

“Plumbat gomë janë përdorur në mënyrë të kufizuar. Ne kemi sekuestruar disa mjete, ku ka edhe vida e mjete të tjera të forta. Policët janë dëmtuar nga këto mjete”, deklaroi Hita.

“Të gjitha mjetet e përdorura janë përdorur në mënyrë të kufizuar dhe përdoren vetëm pajisje të certifikuara, që lejohen për raste të tilla në vendet e Bashkimit Europian”, tha Hitaj.

Skënder Hita theksoi se ka edhe protestues që mund të kenë marrë dëmtime, por se nënvizoi se ka edhe një numër të lartë efektivesh që janë plagosur. “Ka dhe një numër të lartë policësh që janë plagosur. Policia ka qenë paqësore, deri në momentin që përballet me gurë”, tha Hita.


Video