E rëndë/ Edhe një tjetër protestues i goditur me plumb gome! (Plagoset në syrin e majtë)

17 October 2026, 15:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E rëndë/ Edhe një tjetër protestues i goditur me plumb gome!

Një tjetër incident i rëndë është regjistruar gjatë tensioneve në kryeqytet, ku dhuna dhe përplasjet mes protestuesve e forcave të policisë janë instensifikuar.

Një djalë i ri ka mbetur i lënduar rëndë pasi është goditur direkt në syrin e tij të majtë me plumb gome të lëshuar nga forcat e rendit.

E rëndë/ Edhe një tjetër protestues i goditur me plumb gome!

Raportohet nga terren se i riu ndodhet në vendngjarje ku po i jepet ndihma e parë mjekësore nga qytetarët e pranishëm dhe studentë të mjekësisë.

Sipas raportimeve të fundit, numri i të lënduarve nga plumbat e gomës dhe gazi lotsjellës po rritet nga minuta në minutë.



Video