Momenti kur polici mbush armën me plumb gome dhe qëllon!

17 October 2026, 14:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Momenti kur polici mbush armën me plumb gome dhe qëllon!

Ky është momenti kur efektivi i policisë mbush armën me plumb gome dhe qëllon në drejtim të protestuesve.

Policia qëlloi pranë Ministrisë së Arsimit dhe si pasojë disa qytetarë mbetën të lënduar. Këta të fundit treguan edhe shenjta në trup nga plumbat e gomës. 

Një prej protestuesve është goditur në gjoks me një plumb gome, ndërsa një tjetër në këmbë.

Protestuesit kanë shprehur revoltën e tyre gjatë përballjes me forcat e rendit, ndërsa tensionet vijnë pas disa ditësh protestash të shoqëruara me përplasje dhe përdorimin e gazit lotsjellës dhe ujit me presion nga Policia.


Video