
Arjan Koçi, i njohur si “Ari Shady” në Instagram është proceduar penalisht pasi ka bërë thirrje për dhunë gjatë protestave përmes rrjeteve sociale.
Gjithashtu, i riu që ndiqej në Instagram nga 77 mijë ndjekës ka hapur një fushatë në platformën GoFundMe për mbledhjen e fondeve, duke pretenduar se jeta e tij ishte në rrezik. Ai ka arritur të mbledhë pak më shumë se 10 mijë paund, ndërsa në përshkrimin e fushatës thuhet se fondet synojnë të mbështesin protestën.

Gjatë kontrollit, shërbimet e policisë i kanë gjetur një bexh me të cilin prezantohej si gazetar, me qëllim shmangien e kufizimeve dhe shoqërimit nga Policia.
“A. K., 34 vjeç, për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”, pasi në Instagram, ka bërë thirrje për kryerjen e veprime të dhunshme, gjatë protestave të javëve të fundit. Gjithashtu, dyshohet se ky shtetas, duke mashtruar qytetarët se i rrezikohej jeta, ka hapur një llogari në “GoFundMe”, për të mbledhur fonde.
Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjet një dokument (bexh) me të cilin prezantohej si gazetar, për t’iu shmangur kufizimeve dhe shoqërimit nga Policia. Dokumenti u sekuestrua me cilësinë e provës materiale,” thuhet njoftimin e policisë.