VIDEO/ Kosta Rika "i vjen në ndihmë" Gjermnaisë, fiton me vetëm një gjuajtje në portë ndaj Japonisë

27 November 2022, 13:26Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Kosta Rika "i vjen në ndihmë" Gjermnaisë, fiton
Fuller

Teksa dukej se një mes Gjermanisë dhe Spanjës do të eliminohej që në grupe, gara në grupin E të Kupës së Botës është rihapur sërish.

Kosta Rika ka arritur të bëjë surprizën duke mposhtur minimalisht 1-0 Japoninë, e cila pak ditë më parë fitoi kundër Gjermanisë dhe shihej si favorite në këtë përballje, pasi dhe ekipi nga Amerika qendrore u mund në nbdeshjen e parë 7-0 nga Spanja.

Golin e vetëm për Kosta Rikën e shënoi Fuller në minutën '81 të takimit falë një kundërsulmi, e cila ishte dhe gjuajtja e vetme në portë për ekipin e tij.

Kështu, të dy skuadrat shkojnë në ndeshjen e fundit në grup me shanse reale për t’u kualifikuar, sido që të përfundojë ndeshja mes Spanjës dhe Gjermanisë, në një grup i cili është më i hapur se sa mendohej pas ndeshjeve të para.


Video