
Serisë A mund t’i rikthehet një emër, që u largua si talent dhe tashmë është afirmuar si një prej mesfushorëve më të mirë në botë.
Marco Verrati po kërkon që të largohet nga PSG dhe situata me ndryshimin e shpeshtë të trajnerëve dhe mungesa e sukseseve në arenën europiane për klubin janë dy faktorët, që sipas mediave italiane, po e nxisin këtë.
Skuadra e interesuara për shërbimet e tij janë aktualisht Juventusi dhe Milani. Asgjë nuk është zyrtare, por sipas Sportmediaset dy klubet e Serisë A janë vënë në lëvizje për të parë mundësinë e kësaj transferte.
Milanit do t’i bënte punë për të plotësuar boshllëkun e lënë nga largimi i Kessie, duke formuar një dyshe interesante me Tonalin në këtë repart, ndërsa për Juventusin ky emër mund të shërbente për ngritjen e mesfushës së re, që gjatë të gjithë këtij sezoni ka qenë pika më e dobët e skuadrës.
Problemi është shifra e kartonit, që sipas Transfermarket llogaritet në 50 mln euro, si dhe paga e lartë e lojtarit, rreth 10 mln euro në sezon.